Gossip Showbiz

Sienna Miller thyen tabu-në! “Gratë më të mëdha me burra më të rinj duhet të…”

Aktorja amerikano-britanike Sienna Miller ka folur hapur për një temë që ende shkakton debat në shoqëri, marrëdhëniet mes grave më të moshuara dhe burrave më të rinj.

Në një intervistë për revistën britanike Grazia, ajo u shpreh se këto marrëdhënie vazhdojnë të trajtohen si diçka e pazakontë apo e fetishizuar, në vend që të shihen si normale.

Ideja e një gruaje më të madhe në moshë me një burrë më të ri ende fetishizohet, nuk normalizohet. Ka një dallim aty që do të doja ta shihja të zhdukej

-deklaroi aktorja.

Miller, e cila është 44 vjeçe, është në një lidhje me partnerin e saj Oli Green, 29 vjeç. Dyshja janë bashkë që nga viti 2022 dhe në janar të vitit 2024 u bënë prindër të një vajze.

Në fund të vitit të kaluar, aktorja zbuloi gjithashtu se është në pritje të një fëmije tjetër.

Përveç kësaj, ajo ka edhe një vajzë 13-vjeçare, Marlowe, nga lidhja e mëparshme me aktorin Tom Sturridge.

Sienna Miller e kujtoi gjithashtu fillimin e karrierës së saj në aktrim. Rolin e parë në film e mori në vitin 2001 në filmin South Kensington, kur ishte vetëm 21 vjeçe.

Ajo tregoi se në atë kohë kishte bërë audicion për rolin e të dashurës së një burri 45-vjeçar, një situatë që sipas saj tregon sa shumë kanë ndryshuar disa gjëra në industrinë e filmit ndër vite.