Sienna Miller ka habitur publikun dhe mediat me një paraqitje të paharrueshme në Fashion Awards 2025 në Royal Albert Hall, ku konfirmoi në mënyrë të tërthortë shtatzëninë e saj të re.
Aktorja 43-vjeçare u shfaq me barkun e rrumbullakosur në tapetin e kuq, duke shkëlqyer me një fustan të bardhë transparent, të kombinuar me pantallona të shkurtra elegante.
Flokët me onde të lira dhe vathët e mëdhenj i dhanë pamjes së saj një hijeshi të veçantë, duke magjepsur fotografët dhe të pranishmit.
Ky është fëmija i tretë për Miller. Ajo u bë nënë e një vajze me partnerin e saj, aktorin 28-vjeçar Oli Green, në fund të vitit 2023, ndërsa ka edhe një vajzë tjetër, Marlowe, 13 vjeçe, nga lidhja e saj e mëparshme me Tom Sturridge.
Deri tani, përfaqësuesi i aktores nuk ka dhënë ndonjë reagim zyrtar për shtatzëninë.
Aktorja ka folur shpesh për presionin e madh biologjik dhe emocional që përjetojnë gratë mbi 40 vjeç kur bëhet fjalë për zgjerimin e familjes.
Në një intervistë për Elle UK në vitin 2022, ajo zbuloi se kishte ngrirë vezët për shkak të ankthit që i shkaktonte koha biologjike. Ndërsa në një rrëfim për Vogue në dhjetor 2023, Miller pranoi se ende përballet me pasiguritë që lidhen me mëmësinë në moshë më të avancuar.
Pak muaj më parë, aktorja u pa rrallë në një event familjar në Londër, ku pozoi e buzëqeshur me vajzën Marlowe dhe partnerin Oli Green, duke reflektuar harmoninë e tyre familjare.
Paraqitja e saj e fundit në Fashion Awards ka ndezur rrjetin dhe ka sjellë një valë urimesh nga fansat, të cilët mezi presin detaje të reja për shtatzëninë e saj.