Aktualitet

Siguria këmbësore, policia në qarkullim, ja sa drejtues u penalizuan

Policia e Shtetit vijon zbatimin e planit “Tispol Gusht 2018” për të ndëshkuar drejtuesit e mjeteve që nuk respektojnë kodin rrugor. Në vetëm 120 minuta gjatë monitorimit të saj policia ka gjobitur 65 drejtues mjetesh që nuk respektojnë kalimtarët në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Sipas policisë mosrespektimi i këmbësorëve në këtë zonë cënon sigurinë rrugore, por edhe jep një imazh negativ për turistët e shumtë.