Ka kaluar një javë pas martesës mes ish-Kryeministrit të Italisë Silvio Berlusconit dhe deputetes së partisë “Forza Italia” Marta Fascina, por tashmë po përflitet se së shpejti do të vijë në jetë një fëmijë. Mediat italiane shkruajnë se 32 vjeçarja është në pritje të fëmijës së gjashtë të ish kryeministrit italian, i cili në moshën 86 vjeçare mund të ketë gjetur sërish gëzimin e të bërit baba.

Thashethemet për shtatzëninë e supozuar të Marta Fascina
“Marta mund të priste”, shkruhet mes rreshtave të revistës gossip “Novella 2000” E ky lajm nuk ka asnjë konfirmim, mohim apo zë zyrtar që mund të dëshmojë për shtatzëninë e partneres së Berlusconit. Megjithatë gazetari Roberto Alessi shkruan se nuk do të ishte mosha që do ta ndalonte Berlusconin të bëhet baba për të disatën herë, ndërkohë që siguroi se çifti pak ditë para dasmës shfaqej shumë i dashuruar.
Sigurisht që Silvio nuk është nga ata që e kanë mbyllur këtë kapitull, është plot energji.

Berlusconi gjysh i 14 nipërve dhe stërgjyshi i 1 mbese
Megjithatë, ky është një skenar familjar mjaft i ndërlikuar. Për deputeten, 32-vjeçare e cila nuk ka qenë asnjëherë e martuar më parë, do të ishte fëmija i saj i parë, ndërkohë që ish-kryeministri tashmë ka një familje të madhe. Përveç 14 nipërve, Berlusconi u bë stërgjysh për herë të parë në prill të vitit 2021, me lindjen e Olivia, vajzës së parë të Lucrezia Vittoria Berlusconi, vajzës së madhe të Pier Silvio Berlusconit i lindur në 1990 nga marrëdhënia me modelen Emanuela Mussida.

Berlusconi thuhet se ishte i lumtur gjatë ceremonisë madhështore dhe ai e quan Martan një ‘dhuratë nga parajsa’, gjersa gjatë ceremonisë u këndoi të ftuarve dhe u bëri dhurata mbresëlënëse, si ora shumë të shtrenjta. Vihet re se manjati i medias ishte i vendosur që në fillim për hapin e radhës në marrëdhënien e tij me Fascinan, pavarësisht kundërshtimeve të fëmijëve. Marta, 32-vjeçare, është deputete e partisë Forza Italia dhe ka jetuar me miliarderin prej afro dy vitesh. Për Silvion duhet theksuar se kjo është martesa e tretë, pas asaj me Carla Elvira Lucia Dall’Oglio dhe Veronica Lario.