Folatet dhe acidi folik është një lloj vitamine B që ndihmon trupat tanë për të formuar e riparuar ADN-në dhe për të prodhuar qelizat e kuqe të gjakut. Folati është i tretshëm në ujë, ndaj nuk mund të ruhet në organizmin e njeriut për një kohë të gjatë, pasi ne e eleminojmë atë përmes urinës. Kjo do të thotë që ne duhet të “furnizohemi” vazhdimisht me vitaminën B ose brenda disa javëve do të kishim mangësi të theksuara. Arsyeja kryesore për mungesën e folatit është mungesa e ushqimeve të caktuara në dietë.
Simptoma të mungesës së acidic folik:
1) Dalja e shpeshtë e herpesave në brendësi të gojës dhe gjuhë.
2) Vështirësi në shijimin e ushqimeve
3) Probleme gastrointestinale. Anemia shpesh shoqerohet me probleme të zorrëve.
4) Lodhje e vazhdueshme, dobësi dhe lëkurë të zbehtë.
5) Vështirësi në frymëmarrje ose marramendje.
6) Mungesë përqëndrimi
7) Dhembje e trupit.
Brokoli, lakër brukseli, shpargujt si dhe frutat, agrumet dhe drithërat e fortifikuara të mëngjesit janë burimet më të mira të acidit folik. Ndërkaq, shumë njerëz marrin suplemente të vitaminës D për të trajtuar mungesën e saj, por jo të gjithë e dinë se disa suplemente të tjera mund të ndikojnë në mënyrën se si kjo vitaminë përthithet dhe funksionon në trup. Ekspertët thonë se kombinimi i gabuar i suplementeve mund të ulë efektin e vitaminës D ose të krijojë çekuilibra në organizëm.
Një studim i ri shkencor ka zbuluar se përdorimi i përditshëm i multivitaminave mund të ndikojë në ngadalësimin e disa treguesve të plakjes biologjike. Sipas kërkimit të publikuar në revistën Nature Medicine, shkencëtarët konstatuan se marrja e multivitaminave çdo ditë ngadalësoi disa matje të plakjes biologjike gjatë një periudhe dyvjeçare, megjithëse efekti i vërejtur ishte relativisht i vogël.
Në studim u përfshinë 958 persona të shëndetshëm me moshë mesatare rreth 70 vjeç. Pjesëmarrësit u ndanë në disa grupe që morën kombinime të ndryshme ekstrakti kakaoje, multivitaminash ose placebo. Mostrat e gjakut u morën në fillim të studimit dhe më pas pas një dhe dy vitesh. Studiuesit analizuan modelet e metilimit të ADN-së, të njohura si orë epigjenetike, të cilat përdoren për të vlerësuar moshën biologjike të trupit.