Gossip

Videoja e lindjes që ‘tronditi’ Blake Lively!Gjykata federale detyron producentin të dorëzojë të gjitha pamjet?

Një gjykatë federale në SHBA ka dalë në krah të aktores Blake Lively, duke urdhëruar producentin e filmit “It Ends With Us”, Jamey Heath, të dorëzojë të gjitha pamjet filmike që tregojnë bashkëshorten e tij, Natasha, gjatë momentit të lindjes.

Sipas dokumenteve të depozituara më 17 nëntor, gjykatësi Lewis J. Liman ka deklaruar se ky material “duhej të ishte dorëzuar” më herët, në zbatim të një urdhri paraprak për dorëzimin e provave.

Ai theksoi se çdo sekuencë që pasqyron lindjen mund të jetë e rëndësishme për të mbështetur pretendimet ligjore të Lively-t. Për shkak të përmbajtjes shumë delikate, pamjet do të mbeten të vulosura dhe të mbrojtura nga urdhri i gjykatës.

Aktorja 38-vjeçare kishte kërkuar edhe sanksione ndaj Heath, duke e akuzuar se nuk kishte dorëzuar të gjitha videot dhe se po përpiqej të kufizonte atë që mund të dëshmonte në lidhje me materialin që ai pretendon se i ka treguar asaj.

Gjykatësi, megjithatë, nuk pranoi të vendosë masa ndëshkuese, duke vlerësuar se interpretimi i gabuar i urdhrit nga ana e producentit nuk ishte bërë me qëllim.

Ai urdhëroi që çdo material shtesë të dorëzohet deri më 20 nëntor.

Sipas padisë së paraqitur nga ekipi ligjor i Lively-t, Heath kishte dorëzuar fillimisht vetëm një video tre-minutëshe.

Aktorja ka këmbëngulur gjatë se ky fragment nuk përputhet me atë që ai i ka treguar asaj dhe asistentes së saj gjatë xhirimeve.

Ajo pretendon se, për javë me radhë, pala e producentit insistonte se nuk ekzistonte asnjë regjistrim tjetër, derisa Heath pranoi në një depozitë gjyqësore se kishte më shumë pamje të ngjarjes.

Videoja e lindjes ndodhet në qendër të padisë së Lively-t, ku ajo akuzon regjisorin Justin Baldoni dhe Jamey Heath për sjellje “shqetësuese” dhe “joprofesionale” në set.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Baldoni-t dhe kompanisë së tij, Wayfarer, i kanë mohuar akuzat, duke e përshkruar videon si një moment “të bukur dhe intim” familjar, të ndarë, sipas tyre, me pëlqimin e Natasha-s.

Çështja ka hapur një debat të gjerë në Hollywood mbi kufijtë e profesionalizmit në set, përdorimin e materialeve personale dhe respektimin e kufijve etikë kur përfshihen momente kaq intime në një mjedis pune.