Aktualitet

Solidaritet me kolegun, avokatët e Durrësit nuk do shkojnë në seanca

Dhoma e Avokatisë Durrës vendosi bojkotimin e të gjitha seancave për çështjet penale, civile e administrative, të planifikuara për sot e nesër në gjykatat e Durrësit e të Kavajës. Vendimi u mor në shenjë proteste ndaj dhunës së pak ditëve më parë kundër avokatit Ilia Ilia, para mjediseve të Prokurorisë në qytetin bregdetar.  Ndërkaq, Dhoma e Avokatisë njoftoi vetëm pjesëmarrjet në seancat gjyqësore për masat e sigurimit personal.