Aktualitet

Sot 28-Nëntori, Dita e Flamurit

Sot shqiptarët në Shqipëri, Kosovë e mbarë trevat e vendet ku jetojnë kremtojnë Ditën e Flamurit dhe Top Albania Radio i bashkohet urimit “Gëzuar Festën e Pavarësisë”!. Sot është 106-Vjetori i Pavarësisë, festa që bashkon të gjithë kombin. 106 vjet më parë Ismail Qemali ngriti flamurin kuq e zi në Vlorë për t’i dhënë Shqipërisë aktin më të rëndësishëm të një shteti, pavarësinë. Kjo ditë kujtohet çdo vit në Shqipëri e kudo ku jetojnë shqiptarët. Nga Vlora në Tiranë e Prishtinë, si edhe në vise të tjera, Dita e Pavarësisë po kujtohet me aktivitete festive.