Përfituesit e paketave financiare nga kriza e koronavirusit që ende nuk kanë marrë paratë nga mosplotësimi i saktë i të dhënave bankare kanë afat dhe sot të japin informacionin e duhur. Tatimet kanë publikuar dy lista me emrat e 2 mijë e 700 punonjësve. Korrigjimi mund të bëhet në faqen e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Administrata tatimore fton të interesuarit të verifikojnë të dhënat e tyre në listë e të plotësojnë menjëherë formularin e informacioneve bankare që ndihma financiare t’iu kalojë sa më shpejt në llogari.