Rajoni

Sot dy seancat e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës

Pas shtyrjeve të vazhdueshme, Kuvendi i Kosovës mblidhet në këto çaste në përpjekjen e rradhës për të miratuar ekipin negociator të Qeverisë në dialogun me Serbinë. Ekzekutivi propozoi që listën e negociatorëve ta kryesojë zv.Kryeministri Fatmir Limaj. Pjesë e saj do të jenë dhe Enver Hoxhaj, Behgjet Pacolli, Dardan Gashi, Avni Arifi e Mahir Yagcillar.

Opozita nuk merr pjesë në seancën e mbledhur me kërkesë të Prishtinës zyrtare e që po sot pasohet nga një tjetër e jashtëzakonshme kushtuar debateve rreth idesë së Presidentit për korrigjimin e kufijve. Partitë opozitare kërkojnë mbështetje për rezolutën e tyre ku theksohet se “Askush nuk ka të drejtë të negociojë e cënojë territorin e Kosovës”. Opozita këmbëngul se Hashim Thaçi nuk duhet të udhëheqë dialogun me Beogradin.