Me nisjen e regjimit “41-bis” në burgjet në Shqipëri, sot u bë transferimi i Emiljano Shullazit dhe pjesëtarëve të grupit të tij. Procesi ndaj tyre vijon në Gjykatën e Posaçme të Apelit pas dënimit nga Shkalla e Parë për “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim, “Kanosje për shkak të detyrës” e “Grup i strukturuar kriminal”. I përshtatur nga Italia, ligji për regjimin e posaçëm hyri në fuqi në Janar të 2019-ës por zbatimi u vonua për mungesë të SPAK-ut që u ngrit vetëm dhjetorin e kaluar. Burgu i Peqinit dhe 313-ta në Tiranë janë ambientet e izolimit për të dënuarit, të cilët edhe nga qelitë drejtojnë trafiqet e drogës e prostitucionit apo përfshihen në krime të rënda.