Aktualitet

SPAK “shuplakë” Policisë së Shtetit, raporti: Hetimet e nisura nga kallëzimet e tyre kanë rënë mbi 70%

SPAK ka listuar problematikat e regjistruara në vitin 2024 në raportin vjetor të publikuar ditën e sotme.

Në raport Prokuroria e Posaçme thekson se ka vijuar bashkëpunimin ndërinstitucional me Prokurorinë e Përgjithshme, prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, policinë gjyqësore, policinë e shtetit dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit.

LEXO EDHE: “Sa hetime keni nisur për krimet zgjedhore?”, PD kërkesë drejtuar SPAK për 11 majin! 
Sipas tyre ky bashkëpunim ka qenë i vazhdueshëm dhe pa pengesa, në funksion të zbatimit të ligjit për luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, parandalimit dhe ndëshkimit të autorëve të veprave të tilla penale.

SPAK tregon se gjatë vitit 2024, numri i hetimeve të filluara nga Prokuroria e Posaçme për shkak të kallëzimeve nga institucionet publike ka pësuar një rritje me rreth 66,6 % krahasuar me vitin paraardhës (nga 12 në vitin 2023, në 20 në vitin 2024), ndërkohë që hetimet e filluara për shkak të kallëzimeve nga policia e shtetit kanë pësuar një rënie në masën rreth 70,8%. Për këtë periudhë, pranë Prokurorisë së Posaçme janë depozituar në total 300 kallëzime penale, prej të cilave rreth 8,3% e rasteve nuk kanë qenë në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme.

LEXO EDHE: “Vëzhgim i plotë dhe gjithëpërfshirës i procesit zgjedhor”/ Misionit i OSBE-ODIHR në KQZ, takim me Celibashin për zgjedhjet e 11 Majit!

Në funksion të ndjekjes penale dhe në respektim të dispozitave ligjore të ndarjes së kompetencës lëndore për veprat penale, gjatë vitit 2024, Prokuroria e Posaçme, pasi ka kryer hetimet e plota, ka transferuar pranë Prokurorive të Rretheve Gjyqësore 87 procedime penale me 114 persona të nën hetim. Ky numër procedimesh është i njëjtë me atë të vitit paraardhës.