Specialet blindojnë Shkodrën e tronditur në dy muaj, nga 6 vrasje dhe nga zhdukja e dy personave. Me urdhër të Ministrisë së Brendshme, RENEA e Forcat Operacionale të Tiranës i janë bashkuar atyre të Ndërhyrjes së Shpejtë që patrullojnë prej një jave. Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, u zhvilluan kontrolle në Livadhe, Dobraç e të tjera zona te qytetit verior. Ka raportime për persona të shoqëruar.