Health & Beauty Lifestyle Live From Tirana

Spermë salmoni në fytyrë?! Mjekja Iva Vaso tregon trendet e çuditshme të trajtimit të lëkurës!

E ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë pedagogia, mjekja estetike dhe farmacistja Iva Vaso. Ajo ka diskutuar mbi trajtimet stimuluese dhe rigjeneruese të lëkurës, si dhe trendet që po vendosin personazhet e famshëm sot.

Një trajtim i përhapur është dhe ajo që njihet si sperma e salmonit. Por doja të theksoja se bëhet fjalë për polinukleotidet, që janë njësitë bazë ndërtimore, strukturale, të ADN dhe ARN që ndërton bërthamën e qelizës sonë. Kjo është e gjithë vorbulla e madhe mbi spermën e salmonit. Absolutisht që kanë efekte bio-stimuluese, bio-rigjeneruese, pra, hyjnë në këtë gamën e injeksioneve që stimulojnë, rigjenerojnë dhe ristrukturojnë shtresa të ndryshme të lëkurës sonë dhe të organizmit tonë. 

Një efekt që unë do doja ta veçoja dhe ta theksoja që bëjnë polinukleotidet, ose sperma e famshme e salmonit, është pikërisht në rigjenerimin dhe sintezën e qelizave staminale, që janë ndër qelizat unike që mbart organizmi jonë. Bëhet fjalë për qeliza të padiferencuara që kanë aftësi të diferencohen më pas në qeliza të ndryshme, për t’i ardhur në ndihmë atyre sistemeve apo organeve që krijojnë deficenca. Dhe kjo ndodh që në thellësi të organizmit tonë për organe të mirëfillta, por dhe lëkura jonë është një organ. Kur krijon deficenca në kolagjen, në elastinë, në acid hialuronik, këto polinukleotide vijnë në ndihmë për t’i riprodhuar, për t’i risintetizuar dhe për të shprehur gjithë atë mekanizmin e stimulimit, rigjenerimit dhe ristrukturimit të lëkurës sonë në mënyrë të shëndetshme.