Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka përjashtuar nga seanca plenare deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka. Përveç përjashtimit të Nokës, ndërpreu përkohësisht seancën.
Më jep fjalën.
Jo e përfundove, nuk ishte për procedurë.
Je i përjashtuar nga seanca. Nuk duroj fyerje, as zaptim foltoreje. Largohu se je i përjashtuar. Zoti Bylykbashi ka fjalën.
Noka nuk largohet nga foltorja e Spiropali dha 5 minuta pushim. Zgjedhjet e 11 Majit u kthyen në mollë sherri edhe në këtë seancë plenare, ashtu si në të kaluarën që nuk zgjati pak më shumë se 15 minuta.
Mos kujtoni se keni fituar, mos kujtoni se do të shpëtoni, tha Flamur Noka.
Akuzoni opozitën se thotë të vërtetat për zgjedhjet e 11 Majit, u shpreh Gazment Bardhi.
Ju po vulosni fatin e një Shqipërie që po lufton me dilema ekzistenciale. Ju mendoni se keni fituar, por në të vërtetë keni humbur, jeni bërë viktima të zellit. Zgjedhjet e 11 Majit nuk i shërbyen Shqipërisë, deklaroi Agron Gjekmarkaj.
Zgjedhjet kanë përfunduar. Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 856.177 vota. Ju keni 529.354 vota, diku te 300 mijë e kusur më pak. Se ku ju kanë shkuar votat, gjeni ku i keni votat tuaja, deklaroi Taulant Balla.
Balla shtoi:
Një copë letër që jua jepte Saliu, bllokoni negociatat me Shqipërinë, mos hapni negociatat me Shqipërinë. Pika 3, i kërkojmë KE-së dhe Këshillit Evropian që të kushtëzojë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë. Ju lutem, baltën që keni filluar, unë kam respekt për të moshuarit, por merreni mo, mbylleni në shtëpi, turpëroi shtëpinë dhe vendin e vet.
Gazment Bardhi:
Nuk e ka thënë opozita që zgjedhjet u morën peng nga krimi i organizuar, e ka thënë shefi i delegacionit të PE-së për zgjedhjet, kur tha se ne konstatuam se si në Elbasan krimi i organizuar kishte marrë peng zgjedhjet. Me dëshminë e votuesve afatgjatë. Narkoshteti është ai që ka katër vite që thotë opozita, që porti i Durrësit i është vënë në dispozicion për trafik droge bandës së Troplinëve. Tani vjen antimafia italiane që thotë, se po, Porti i Durrësit.