Nënkryetarja e grupit parlamentar të PS-së, Elisa Spiropali, është shprehur në mbështetje të Vettingut për politikanët por ajo nënvizon se mazhoranca mbështet një proces të plotë dhe jo sipas modelit Salianji. Propozimi i tyre është të marrësh Reformën në Drejtësi dhe ta grisësh. Luli mund të ketë frikë nga SPAK-u e BKH, por kjo nuk është arsye që ne ti vëmë shkelmin Vettingut , thotë Spiropali.