Bota

Starlink do të lançojë satelitët e gjeneratës së tretë në vitin 2026!

Starlink thuhet se po përgatitet të lançojë gjeneratën e ardhshme të satelitëve vitin e ardhshëm. Sipas kompanisë, e cila është në pronësi të Elon Musk, secili prej satelitëve të rinj është projektuar për të ofruar më shumë se një terabit kapacitet shkarkimi të të dhënave (> 1,000 Gbps), si dhe mbi 200 Gbps kapacitet ngarkimi të dhënash për përdoruesit në Tokë.

“Kjo është më shumë se 10 herë kapaciteti i shkarkimit dhe 24 herë kapaciteti i ngarkimit krahasuar me satelitët e gjeneratës së dytë”-thotë Starlink. Starlink gjithashtu vëren se shpejtësia dhe vonesa e transferimit të të dhënave janë përmirësuar rrënjësisht.

Ndërkaq, SpaceX, kompania amerikane e teknologjisë hapësinore me qendër në Teksas, financoi 2 miliardë dollarë për “xAI”. Kjo si pjesë e një raundi investimesh prej 5 miliardë dollarësh, duke thelluar lidhjet mes sipërmarrjeve të miliarderit të teknologjisë Elon Musk, ndërsa startup-i i tij i Inteligjencës Artificiale garon për të konkurruar me rivalin “OpenAI”, raportoi “Wall Street Journal”.

Kompania e internetit satelitor Starlink gjithashtu është duke përgatitur një investim prej rreth 112.7 milionë dollarësh në Afrikën e Jugut, si pjesë e përpjekjeve për të mbështetur zhvillimin e Komunitetit të Zhvillimit të Afrikës Jugore (SADC), që përfshin 16 vende.

Sipas raportimeve tëinvestimi do të fokusohet në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës lokale të internetit, përmes partneriteteve me kompani vendase për ndërtim, qira dhe operim teknik.