Tech

Starlink i Elon Musk raporton ndërprerje!

Shërbimi satelitor i internetit Starlink i Elon Musk ka parë një ndërprerje të shërbimit, sipas një mesazhi në faqen e tij të internetit të hënën.”Starlink aktualisht po përjeton një ndërprerje të shërbimit. Ekipi ynë po heton”, thuhej në njoftim, pa dhënë detaje të mëtejshme. Faqja e internetit e ndjekjes së ndërprerjeve Downdetector raportoi se më shumë se 43,000 përdorues në Shtetet e Bashkuara u prekën që nga ora 12:35 e mëngjesit ET (04:35 GMT). Starlink, i operuar nga SpaceX i Musk, ofron shërbime interneti nëpërmjet një konstelacioni satelitësh në orbitën e ulët të Tokës dhe përdoret në zona të largëta dhe zona konflikti në nivel global.

Starlink thuhet se po përgatitet të lançojë gjeneratën e ardhshme të satelitëve vitin e ardhshëm. Sipas kompanisë, e cila është në pronësi të Elon Musk, secili prej satelitëve të rinj është projektuar për të ofruar më shumë se një terabit kapacitet shkarkimi të të dhënave (> 1,000 Gbps), si dhe mbi 200 Gbps kapacitet ngarkimi të dhënash për përdoruesit në Tokë.

“Kjo është më shumë se 10 herë kapaciteti i shkarkimit dhe 24 herë kapaciteti i ngarkimit krahasuar me satelitët e gjeneratës së dytë”-thotë Starlink. Starlink gjithashtu vëren se shpejtësia dhe vonesa e transferimit të të dhënave janë përmirësuar rrënjësisht. Ndërkaq, SpaceX, kompania amerikane e teknologjisë hapësinore me qendër në Teksas, financoi 2 miliardë dollarë për “xAI”. Kjo si pjesë e një raundi investimesh prej 5 miliardë dollarësh, duke thelluar lidhjet mes sipërmarrjeve të miliarderit të teknologjisë Elon Musk, ndërsa startup-i i tij i Inteligjencës Artificiale garon për të konkurruar me rivalin “OpenAI”, raportoi “Wall Street Journal”.