Aktualitet

Starton Tirana Triathlon

Për herë të parë, Tirana pret sot “Triathlon”-in, sportin që në një garë të vetme, bashkon notin, çiklizmin e vrapin. Aktivitetit i cili nisi në orën 10:00, i janë bashkuar qindra sportistë, profesionistë e amatorë. Itinerari është mirëpërcaktuar nga Bashkia e Tiranës, në harmoni me natyrën e Liqenit të Farkës, duke promovuar dhe vlerat turistike të zonës. Synohet që gara të kthehet në traditë për kryeqytetin, me synim rritjen e numrit të turistëve.  Për mbarëvajtjen e saj, janë marrë masa për devijimin e qarkullimit të automjeteve, deri në orën 13:00.