Fashion Lifestyle

Stil dhe rehati, fustanet që duhen me patjetër!

Jo vetëm modeli, por edhe materiali është i rëndësishëm e na shërben si udhërrëfyes në përzgjedhjen e fustaneve të përditshmërisë, sidomos tani që jemi në pranverë e po afron stina e nxehtë e verës. Të gjithë bien dakord se fustani i përshtatshëm nuk është vetëm çështje estetike, por gjithashtu komoditeti, freskie e qëndrueshmërie gjatë gjithë ditës.

Ja disa nga materialet që rekomandohen më shumë për veshjet e përditshme dhe padyshim, kryeson pambuku.

1. Pambuku, “star” i rehatisë

I butë, i lehtë dhe i përshtatshëm për çdo sezon, pambuku është materiali më i kërkuar për fustane casual. Nuk irriton lëkurën dhe është ideal për ditët aktive.

2. Viskoza elegante, por praktike

E njohur për derdhjen dhe ndjesinë e butë në lëkurë, viskoza është zgjedhje perfekte për ato që duan të duken mirë, ama pa sakrifikuar rehatinë.

3. Linoja, zgjedhja më e mirë për verë

Linoja është e lehtë, e freskët e shumë natyrale. Edhe pse rrudhet lehtë, është ndër materialet më të shëndetshëm për lëkurën gjatë temperaturave të larta.

 

4. Trikotazhi (cotton jersey) për stilin sportiv

Për një pamje më urbane dhe praktike, trikotazhi është ideal. Ky material elastik përdoret shpesh për fustane të thjeshta, të përditshme e shumë të rehatshme.

5. Poliesteri i kombinuar, rezistencë dhe formë

Edhe pse material sintetik, poliesteri kur kombinohet me pambuk apo viskozë ofron formë të qëndrueshme, rezistencë ndaj rrudhave e përdorim afatgjatë.

Me materialin e përshtatshëm, vështirë të ndahesh nga fustani.