Së fundmi, Sting ka shitur të gjithë katalogun e tij muzikor të shkrimit të këngëve, si artist solist dhe ato me grupin ”The Police”, te ‘Universal Music Publishing Group’ (UMPG). Katalogu përfshin megahite globale, përfshirë “Roxanne”, “If I Ever Lose My Faith In You”, “Desert Rose”, “Message in a Bottle” dhe “If You Love Somebody Set Them Free”.
Muzikanti, aktori dhe aktivisti me origjinë britanike, i lindur si Gordon Matthew Thomas Sumner, ka shitur më shumë se 100 milionë albume dhe ka fituar 17 çmime Grammy gjatë karrierës së tij të shkëlqyer, e cila filloi në fund të viteve 1970.

Albumi i tij i fundit “The Bridge”, u publikua në nëntor. Në mars ai do të rifillojë turneun e tij botëror “My Songs” në Evropë. Këngëtari i “Englishman in New York” deklaroi se ishte i lumtur që katalogu i këngëve të tij drejtohej nga UMPG dhe Jody Gerson, president i kompanisë.
Për mua është absolutisht thelbësore që puna ime të vlerësohet dhe respektohet, jo vetëm për t’u lidhur me fansat e vjetër në mënyra të reja, por edhe për t’i prezantuar këngët e mia me audiencë të re tek brezat e rinj.
Sjellim në vëmendje se ikona e muzikës dhe bashkëshortja e tij Trudie Styler festuan gati 3 dekada martesë në gusht dhe ne nuk mund të mos pyesim veten se cili është sekreti i martesës së tyre. Martesat e gjata në Hollywood mund të mos shihen shpesh, por Sting dhe Trudie dëshmojnë se nuk është e pamundur. Marrëdhënia e tyre është e ndërtuar mbi miqësi.
Disa thonë se një marrëdhënie e ndërtuar mbi një miqësi të fortë është ajo që zgjat. Kjo është e vërtetë për Sting dhe Trudie kur Sting tha se ata e pëlqejnë njëri-tjetrin dhe kënaqen duke qenë bashkë. Ai vazhdon duke thënë se edhe pse dashuria është pasion, në fakt të pëlqesh dikë dhe të shijosh shoqërinë e njëri-tjetrit është paksa ndryshe dhe zgjat më shumë. Për Sting, është e rëndësishme të keni miqësi dhe dashuri pasionante për njëri-tjetrin.
Martohu me shokun tënd më të mirë.