Rajoni

Stoltenberg në Shkup: Pa ndryshim të emrit nuk ka anëtarësim në NATO!

Në ndalesën e tij dyditore në Shkup, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg theksoi edhe njëherë se nuk ka anëtarësim të Maqedonisë në Aleancën e Veri-Atlantikut, nëse referendumi për çështjen e emrit nuk rezulton i suksesshëm. Duke iu referuar qëndrimeve “kundër” të presidentit Gjorge Ivanov dhe opozitës me në krye VMRO-DPMNE-në, Stoltenberg tha në mënyrë të drejtpërdrejtë se “është iluzion të mendohet anëtarësimi në NATO, nëse jeni kundër marrëveshjes për emrin.