Jens Stoltenberg po viziton Shkupin, në të dytën vizitë për këtë vit. Në takimet me drejtues të lartë, shefi i NATO-s pritet të diskutojë referendumin e 30 Shtatorit mbi Marrëveshjen me Greqinë për Emrin e Maqedonisë. Fillimisht, Stoltenberg takoi Presidentin Gjorgje Ivanov, kundërshtar i akordit të 17 Qershorit. Gjithashtu, axhenda e kreut të Aleancës Veri-Atlantike përfshin bisedime me Kryeministrin Zoran Zaev, liderin e VMRO-DPMNE/së opozitare, Hristijan Mickovski, si dhe me përfaqësues të institucioneve të tjera. Po ashtu, Stoltenberg do të qëndrojë në një fshat të Shkupit për të përcjellë mesazhet se “Tani, Maqedonia ka shansin të mbyllë problemet shumëvjeçare, për t’i hapur rrugë proceseve euroatlantike”.