Film & Tv

“Stranger Things 5” vjen këtë vjeshtë – Netflix zbulon datat, episodet dhe detajet e fundit të sezonit përmbyllës!

Netflix ka konfirmuar zyrtarisht se sezoni i pestë dhe i fundit i serialit të shumëpëlqyer “Stranger Things” do të nisë këtë vjeshtë, me publikimin e katër episodeve të para më 26 nëntor 2025. Tre episode të tjera do të transmetohen gjatë festave të Krishtlindjes, ndërsa episodi final do të publikohet për natën e Vitit të Ri, më 31 dhjetor.

Ky sezon përmbyllës premton të zbulojë të gjitha misteret e pazgjidhura të dimensionit alternativ të njohur si “The Upside Down”, duke ofruar përgjigje për pyetjet që ndjekësit kanë bërë që prej vitit 2016, kur seriali u shfaq për herë të parë.

Të gjitha pyetjet e fundit do të marrin përgjigje në sezonin e pestë

-tha Ross Duffer, bashkëkrijues i serialit.

Çfarë na pret në sezonin e fundit?

Sipas përmbledhjes zyrtare, grupi i personazheve kryesorë do të ribashkohet për një mision përfundimtar – gjetjen dhe eliminimin e Vecna-s, antagonistit të fuqishëm që mbeti i lirë në fund të sezonit të katërt.

Por misioni i tyre bëhet gjithnjë e më i ndërlikuar nga forcat qeveritare, që e kanë futur qytetin në karantinë ushtarake dhe janë në kërkim të Eleven, duke e detyruar atë të fshihet përsëri.

Ndërsa përvjetori i zhdukjes së Will-it afrohet, ndjesia e ankthit dhe rrezikut kthehet më e fortë se kurrë.

Seriali do të përfundojë me një betejë përfundimtare, ku çdo personazh duhet të qëndrojë krah për krah për herë të fundit.

Titujt e episodeve të sezonit 5:

1. “The Crawl”

2. “The Vanishing of…”

3. “The Turnbow Trap”

4. “Sorcerer”

5. “Shock Jock”

6. “Escape From Camazotz”

7. “The Bridge”

8. “The Rightside Up”

Që nga premiera në vitin 2016, “Stranger Things” është shndërruar në një fenomen global dhe një nga sukseset më të mëdha të Netflix.

Me historitë unike të secilit personazh dhe atmosferën retro të viteve ’80, seriali ka fituar zemrat e miliona shikuesve.

Tashmë, me sezonin e pestë që afrohet, fansat janë të emocionuar për të parë si do të përmbyllet kjo sagë e jashtëzakonshme.