Big Brother Radio Big Brother VIP Finale Live në radio Celebrities

“Strategjia ime në lojë, të jem e vërtete”! Selin në “BBV – Live nga shtëpia”: “Nuk kam asnjë pishman”!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV5” po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Diskutimet brenda dhe jashtë “Big Brother VIP Albania” po vazhdojnë të përqendrohen te dinamikat e marrëdhënieve mes banorëve, sidomos në këtë fazë finale të spektaklit. Gjatë intervistës në Big Brother Radio, Top Albania Radio, moderatori Blendi Salaj ka intervistuar finalisten Selin.

Blendi: Je bërë pishman apo e lumtur që u bëre pjesë?

Selin: Jam e lumtur që u bëra pjesë e BBV. Nuk kam asnjë pendesë, fare.  Strategjia ime në lojë, të jem e vërtete, e hapur, pa komplekse dhe limite. Kam dashur të përballem me të papriturën.

Blendi: Ti u përzgjodhe si finalistja e parë, një lloj vlerësimi që publiku të dha, si u ndjeve?

Selin: Ka qenë një vorbull emocionesh,  shumë të vecanta! Kisha shpresë. Përgjigja ishte konfirmim, por ishte një “prime” shumë i rënduar për mua ai i mëparshmi, nuk e kam shijuar 100%, por ishte shumë e rëndësishme.