Studentët janë mbledhur sërish në këto çaste para Kryeministrisë, në protestë ndaj kostove të larta të shkollimit. Ata kërkojnë plotësim të kërkesave që i kanë listuar në një letër zyrtare dërguar Qeverisë dhe institucioneve të Arsimit. Studentët thonë se nuk do të tërhiqen nga protesta paqësore deri në plotësimin e 8 pikave. Ndërkaq, sot studentët gjatë tryezave të zhvilluara në fakultetet respektive, morën vendim të mos bllokojnë rrugët, si në dy ditët e fundit.