Tech

Studenti krijon versionin indian të Mona Lisa-s nëpërmjet Inteligjencës Artificiale!

Qasja në mjetet e Inteligjencës Artificiale (AI) i ka fuqizuar njerëzit t’i japin jetë imagjinatës së tyre. Rashi Pandey, një student nga Universiteti i Delhit, kohët e fundit shfrytëzoi fuqinë e AI për të krijuar një version indian të pikturës ikonike të Leonardo da Vinçit, Mona Lisa.

Në këtë vepër arti të riimagjinuar të AI, Mona Lisa shihet me një kostum tradicional, me një dupatta të mbështjellë mbi ballin e saj dhe e veshur me bizhuteri indiane, duke përfshirë një varëse në ball, një palë vathë dhe një gjerdan të rëndë. Rashi postoi imazhin së bashku me një mbishkrim duke thënë:

Unë bëra versionin indian të Mona Lisa duke përdorur AI. Jepini asaj një emër.

Postimi është bërë viral me mbi një milion shikime. Shumë përdorues të X sugjeruan emra qesharak për krijimin e studentit. Këtu përfshiheshin Monali Sa, Maithili Sisodiya, Monisha Rani, apo Monika bhabhi.