Health & Beauty

Studimi: Gjumi i mirë mund të ulë rrezikun e depresionit deri në 22%?

Një studim i publikuar së fundmi në revistën shkencore Nature Mental Health ka zbuluar se fjetja mesatarisht 7 deri në 9 orë në natë mund të ulë rrezikun për zhvillimin e depresionit me rreth 22%.

Kërkimi është realizuar nga studiues të Universitetit të Kembrixhit në Britani dhe Universitetit Fudan në Kinë, të cilët analizuan të dhënat e afërsisht 290,000 pjesëmarrësve nga baza e të dhënave UK Biobank.

Sipas tyre, gjumi cilësor është faktori më i rëndësishëm për shëndetin mendor — madje më i fuqishëm se faktorët gjenetikë.

Por përfitimet për mirëqenien mendore nuk ndalen me kaq. Kur gjumi cilësor shoqërohet me zakone të tjera të shëndetshme si:

  • aktivitet fizik i rregullt,
  • ushqyerje e balancuar,
    konsum i moderuar i alkoolit,
    shmangie e duhanit,
  • reduktim i qëndrimit të gjatë ulur,
    dhe ndërtimi i marrëdhënieve të qëndrueshme shoqërore,

Atëherë rreziku për depresion mund të ulet deri në 57%, theksojnë autorët e studimit.

Në një kohë kur çrregullimet emocionale janë në rritje, ky studim vjen si një kujtesë e rëndësishme për të vënë gjumin dhe stilin e shëndetshëm të jetesës në qendër të kujdesit për veten.