Health & Beauty Lifestyle

Flisni shpesh me veten? Çfarë thotë shkenca për këtë, a është e shëndetshme?

Nëse ndodh që nganjëherë flisni me veten, mos u shqetësoni – kjo nuk është aspak shenjë çrregullimi mendor.

Sipas një studimi nga Departamenti i Psikologjisë dhe Neurologjisë në Britani, të folurit me veten është një proces i natyrshëm që ndihmon në organizimin e mendimeve dhe rrit përqendrimin.

Shkencëtarët thonë se vetëkomunikimi bëhet më i pranishëm në situata stresuese ose kur na nevojitet një shtysë për të vepruar. Zëri i brendshëm që na motivon apo na udhëzon, është pjesë normale e funksionit tonë mendor dhe emocional.

Edhe neuroshkencëtarja e njohur Dr. Jill Bolte Taylor, në librin e saj “My Stroke of Insight”, thekson se të flasësh me veten nuk është devijim, por një mjet i dobishëm që truri përdor për të dhënë udhëzime të qarta dhe për të përmirësuar fokusin.

Të flasësh me zë të lartë ndaj vetes ndihmon në reduktimin e kaosit të brendshëm dhe i jep vëmendjes një drejtim të qartë

Prandaj, herën tjetër që ndiheni të hutuar apo të pasigurt, mos ngurroni t’i drejtoheni vetes me fjalë të thjeshta motivuese – është një strategji efektive për përqendrim dhe zhvillim personal.