Një studim i fundit, më i gjeri deri më tani, ka sjellë riformulime të reja mbi periudhën post partum dhe ndryshimet trupore të grave gjatë shtatzanisë.
Studimi analizoi rreth 300 mijë lindje dhe 44 milionë analiza gjatë 20 viteve, për të kuptuar ndryshimet biologjike që ndodhin tek trupat e grave, duke filluar para shtatzanisë.
Rezultatet tregojnë se për 41% të grave, vlerat e analizave stabilizohen pas 10 javësh nga lindja, ndërsa funksionaliteti i mëlçisë dhe kolesteroli kërkojnë disa muaj për t’u normalizuar.
Veshkat dhe mëlçia arrijnë normalizimin pas më shumë se një viti. Megjithatë, disa parametra të shëndetit të gjakut dhe inflamacioneve nuk kanë arritur nivelet normale as pas 80 javësh, që ishte koha e vëzhgimit të studimit.
Një aspekt tjetër interesant është se disa ndryshime në trupin e gruas vihen re që para shtatzanisë, kur ajo dëshiron të ketë fëmijë.
Rritja e acidit folik dhe ulja e inflamacioneve para ngjizjes janë shenja pozitive, ndërsa luhatje të tjera mund të parashikojnë komplikacione gjatë shtatzanisë.
Ekspertët theksojnë se këto gjetje do të ndihmojnë në përmirësimin e shkencës dhe mund të shërbejnë për të identifikuar risqet për një shtatzani të ardhshme dhe për t’i parandaluar ato.