Lifestyle Love & Sex

Studimi zbulon moshën kur burrat kanë më shumë gjasa të tradhtojnë partneret e tyre!

Tradhtia mbetet një sfidë e zakonshme në shumë marrëdhënie afatgjata dhe ndikon thellë në çift, madje mund të kërcënojë edhe vetë lidhjen.

Një studim i vitit 2016 ka zbuluar se ekziston një moshë specifike kur burrat kanë probabilitet më të lartë për t’u përfshirë në tradhti ndaj partneres.

Studiues nga universitetet e Nju Jorkut dhe Kalifornisë analizuan të dhënat e profileve të burrave të martuar në një faqe takimesh për persona në marrëdhënie dhe vunë re se mosha më “kritike” është 39 vjeç, pra vitet që përfundojnë me shifrën 9 janë më të rrezikuarat për sjellje të tilla.

Ekspertët Adam L. Alter dhe Hal E. Hershfield shpjeguan se burrat në moshat që përfundojnë me 9 kanë 18% më shumë gjasa të tradhtojnë, duke lidhur këtë me një krizë të mundshme të moshës së mesme që i shtyn ata të kërkojnë kuptim dhe ndryshim, përfshirë edhe marrëdhënie jashtëmartesore.

Gjithashtu, tradhtia mund të shërbejë si një mënyrë për të tërhequr vëmendjen e partnerit ose partneres, sidomos kur kjo e fundit është e përfshirë thellë në punë ose mungon emocionalisht.

Nëse më do, më kushto vëmendje!

– shprehen studiuesit duke përshkruar këtë sjellje.

Përveç kësaj, nuk mungojnë rastet e tradhtisë hakmarrëse, kur njëri nga partnerët tenton të marrë hak për ndonjë tradhti ose tradhtim të kaluar nga pala tjetër.