Bota

Sulm në Afganistan, 11 të vrarë

Shpërthim në Afganistan, nga një bombë e vendosur në rrugë, humbën jetën të paktën 11 pasagjerë të një autobusi, si dhe u plagosën 40 të tjerë. Mes viktimave ka gra e fëmijë. Ngjarja ndodhi sot në provincën Farah, ndërsa raportohet se bomba ishte vënë nga talebanët për të shënjestruar forcat e sigurisë.