Rritet numri i viktimave nga një sulm i militantëve në lindje të Afganistanit. Deri tani, konfirmohet se janë 17 të vdekur e 10 të plagosur nga atentati kamikaz ndaj zyrave të një kompanie ndërtimi pranë Aeroportit të Nangarhar-it. Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e përgjakshëm, ndërsa talebanët e pjesëtarë të ISIS-it janë aktivë në lindje të Afganistanit.