Bota

Sulmi me armë në eventin ku ndodhej çifti Trump, mister motivet!

Ende nuk dihen motivet e incidentit të rëndë që ndodhi gjatë darkës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Washington Hilton, ku një person i armatosur arriti të kalojë pikën e kontrollit të sigurisë. Policia amerikane konfirmoi se i dyshuari kishte me vete disa armë, përfshirë një shotgun dhe një pistoletë, kur u përball me agjentët e Shërbimit Sekret.

Pamjet e mbikëqyrjes, të publikuara nga Presidenti Donald Trump, tregojnë momentin kur i dyshuari vrapon pranë detektorëve metalikë, ndërsa agjentët nxjerrin armët e tyre.

Gjithashtu në video tregohet edhe momenti i reagimit të shpejtë të forcave të sigurisë në evakuimin e presidentit Trump dhe bashkëshortes së tij, si dhe zv.presidentit sapo u dëgjuan të shtënat e para.