Japonia ekzekutoi 6 personat e fundit, të shpallur fajtorë për sulmin vdekjeprurës me gaz sarin në Metronë e Tokios, në vitin ‘95. Ata ishin pjesë e një grupi me 13 anëtarë, ndërsa 7 të tjerë u ekzekutuan më herët gjatë këtij muaji. Sulmi terrorist në Japoni, i mori jetën 13 personave dhe shkaktoi plagosjen e mijërave të tjerëve.