Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një bashkëbisedim me gazetarët deklaroi se sulmi me kallashnikov ndaj shtëpisë së prindërve të gazetares së kronikës ndodhi për shkak se krimi ka mbështetje politike. “Gazetarja kishte denoncuar aferën “Çyrbja”. Përgjimet tregojnë se si deputeti socialist komunikon në telefon me një anëtar të bandës së Emiliano Shullazit. Sot e kësaj dite nuk ka reaguar prokuroria”, u shpreh kryedemokrati.