Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), dënoi ashpër sulmin ndaj banesës së gazetares. OSBE kërkoi nga autoritetet që të nxjerrin para drejtësisë personat përgjegjës. “Media e lirë luan rol thelbësor në demokraci dhe dhuna kundër gazetarëve është shenjë shumë negative për shëndetin dhe lirinë e shoqërisë”, thuhet në reagimin e OSBE-së në Shqipëri.