Aktualitet Politikë

Sulmi në Uashington, Berisha: Akt horror që synonte të ndryshonte me një masakër, historinë!

Në një reagim ndaj sulmit me armë të raportuar në Washington DC, gjatë një aktiviteti në hotelin Hilton, kryetari demokrat, Sali Berisha e cilëson ngjarjen si një “akt horror” dhe një tentativë për të ndryshuar historinë përmes dhunës. Ndërkaq, Berisha vlerëson shërbimet sekrete amerikane për ndërhyrje të shpejtë e profesionale.

Reagimi i plotë:

Akt horror!

Mbrëmë një person i armatosur me armë zjarri dhe të ftohta i quajtur Cole Tomas Alen 31 vjeç mësues nga Kalifornia kaloi perimetrin e sigurisë të darkës që presidenti Trump shpronte për mediat në Hillton Hotel Washington DC dhe në një akt horror hapë zjarrë. Shërbimet sekrete evakuan presidentin Trump dhe zonjën e parë, krimineli u arrestua me shpejtësi nga rojet e sigurisë, një punonjës i shërbimit sekret u plagos por fatmirësisht për kombin amerikan dhe miqtë e tij nuk pati asnjë viktim apo të plagosur nga të ftuarit.

Presidenti Trump u rikthye në darkën e fjalës së lirë dhe dhe mbajti sipas parashikimit fjalën e rastit në të cilën dënoj aktin kriminal të ndërmarrë në Mbrëmjen e Fjalës së Lirë nga një person në vlerësimin e tij jonormal dhe lavdëroj ndërhyrjen e shpejtë dhe të guximshme e të suksesshme të shërbimit sekret.

PD dënon me forcën më të madhe këtë akt horror që synonte të ndryshonte me një masakër historinë.