Aktualitet

Sulmohet banesa e prindërve të gazetares Klodiana Lala

Qëllohet me armë zjarri në drejtim të banesës së babait të gazetares Klodiana Lala. Në shtëpi ndodheshin vëllai, prindërit dhe dy fëmijët e saj të mitur. Lajmi ukonfirmua nga Policia e Shtetit. Nga të shtënat janë thyer xhamat e banesës, ndërsa në muret e saj dallon qartë shenjat e plumbave. Për fat të mirë nuk pati të lënduar.