Bota

Sulmohet qendra e trajnimit të mamive në Afganistan, 3 viktima

Militantët sulmuan një qendër trajnimi të mamive në Afganistan, duke vrarë dy roje dhe një shofer dhe duke plagosur 8 persona të tjerë. Sulmuesit vendosën eksplozivë dhe qëlluan me armë zjarri në qendrën e Xhalalabadit. Forcat afgane të sigurisë rimorën kontrollin pas një përleshjeje me armë që zgjati 6 orë. Asnjë grup nuk ka marrë ende autorësinë e sulmit.