Superkompjuteri i Inteligjencës Artificiale ka parashikuar që finalja e Kupës së Botës për Klube në korrik do të luhet midis Real Madridit dhe PSG-së.
Sipas superkompjuterit të tyre, “Los Blancos” do të dalin kampionë, duke mposhtur kampionët e Europës me rezultat 3-2 në finale. Kilië Mbape pritet të shënojë dy herë në atë finale, me Vinicius Zhunior, Ousmane Dembele dhe Fabian Ruiz që do të jenë gjithashtu në listën e shënuesve.
Në rast se madrilenët fitojnë turneun do të largohen me gati 150 milionë dollarë fitime.
Kupa e Botës për Klube fillon mbrëmjen mes së shtunës dhe të dielës me ndeshjen e parë në formatin e ri me 32 skuadra që do të luhet në stadiumin Hard Rock në Miami midis Inter Majemit dhe Al-Ahli nga Egjipti.