Supermodelja e njohur Miranda Kerr është bërë nënë për herë të katërt para disa muajsh. Përmes një postimi në Snapchat, Miranda ndau lajmin e bukur dhe u shpreh e emocionuar për lindjen e djalit, duke treguar edhe emrin e vogëlushit, i cili quhet Pierre. “Jemi të tejmbushur me gëzim nga lindja e rrezes sonë të diellit, Pierre Kerr Spiegel”-tha bukuroshja.
Kerr ka treguar së fundmi se nuk ka ndërmend të ketë më fëmijë, pasi ndihet e kompletuar me të katërt fëmijët e saj që po rrit. Modelja 41-vjeçare, duke folur në numrin e dhjetorit të revistës Vogue Australia, shpjegoi se i mjafton familja që ka krijuar me bashkëshortin e saj, miliarderin Evan Spiegel.
“Ndihem e kompletuar. E di që Evan do të donte dhjetë fëmijë nëse do të varej nga ai. Unë nuk jam nga ata njerëz që mund të lejoj njerëz të tjerë të rrisin fëmijët e mi”-shpjegoi Miranda. Miranda dhe Evan kanë tre djem; Hart, gjashtë, Miles, pesë dhe Pierre, 9 muajsh. Përveç kësaj, Miranda ka një djalë 13-vjeçar, Flynn, nga martesa e saj e mëparshme me Orlando Bloom. Miranda në një rrëfim të mëparshëm kishte treguar se e kishte ëndërr të ketë 3 djemë dhe me sa duket kjo iu realizua.