Best of Live From Tirana of 2025
I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë ish-deputeti Ervin Salianji, për një bisedë pa filtra mbi kohën e kaluar në burg, aktualitetin në vend, si dhe për dashurinë e tij të jetës…
E synoni udhëheqjen e Partisë Demokrarike?
Kjo është tjetër dimension, që mendoj se kushdo që e ka këtë ambicie, mua më vjen mirë që shihem në publik apo në studio si potencial. Nuk mund të jem i pavërtetë që të them se kjo më bezdis. Tregon që gjatë aktivitetit tim, gjatë punës, gjatë betejave kam arritur të tregoj një element shtesë, se nuk është se shihet për të gjithë kjo. Ky nuk është momenti për të folur për këtë gjë. Është momenti që të gjithë faktorët opozitarë duhet të bëjnë të pamundurën për të kufizuar pushtetin absolut të një njeriu të vetëm. Duhet të gjejnë të gjithë mekanizmat të mos e çfokusojmë vëmendjen nga kjo betejë. Kjo lloj shfaqje ambicie nga kushdo, do ta devijonte paksa vëmendjen.