Bota

Talibanët dhe zyrtarët e SHBA-së janë takuar në Katar

Zyrtarë amerikanë dhe përfaqësues të talebanëve janë takuar këtë javë në Katar. Lajmi bëhet i ditur nga burime të rezervuara e nuk konfirmohet zyrtarisht. Në fokus ishin negociatat e paqes, për t’i dhënë fund konfliktit 17-vjeçar në Afganistan. Qeveria afgane ishte në dijeni të bisedimeve ku pala amerikane u përfaqësua me Zv.Ndihmësen e Sekretarit të Shtetit, Elis Uells.