Tech Top Tech - News

Tani në grupin tënd shoqëror ose në punë do të jetë edhe ChatGPT për t’ju ndihmuar! Ja si funksionon…

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

ChatGPT po hedh një update për të hapur grupe globale për të gjithë: falas, me abonim, pa abonim, si ta dëshirosh. Ideja është që biseda me inteligjencën artificiale nuk është më “një për një”, por një vend ku ti, shokët, kolegët, kushdo tjetër, mund të koordinoni, të planifikoni dhe të zgjidhni punë bashkë me ndihmën e sistemit. Maksimumi është 20 veta në një chat, mjafton ftesa dhe secili ruan privatësinë e vet.

Për të hapur një grup të ri, shton pjesëtarët ose ndan një link. Secili vendos një profil bazë dhe nis puna. Në momentin që shton dikë të ri, hapet automatikisht bisedë e re, që të mos prishet ajo e vjetra.

Ndërkohë, ChatGPT nuk ndërhyn kot. Reagon vetëm kur e thërret, ose kur dikush lë ndonjë pyetje që duket sikur po pret përgjigje. Nëse ke nevojë për krahasime, përmbledhje, ide udhëtimi, dokumente për të shkruar bashkë—është aty.

Platforma po kthehet pak e nga pak në një hapësirë bashkëpunimi, jo vetëm një mjet kërkimi. Dhe kjo lë të hapur shumë mundësi: një lloj grupi pune, grup zenkash, grup planifikimesh… gjithçka që zakonisht bëhet në chat, thjesht me më shumë fuqi prapa.

Ky është vetëm hapi i parë. Dhe duket qartë që po shkojmë drejt një bote ku grupet nuk janë më thjesht njerëz që flasin mes tyre, por ekipe të përforcuara me inteligjencë artificiale.