Më në fund është konfirmuar se konfliktet mes dy këngëtareve të famshme kanë marrë fund. Bëhet fjalë për Taylor Swift dhe Katy Perry të cilat kanë pranuar publikisht se mes tyre është bërë paqe.
Katy publikoi në profilin e saj të Instagram-it një foto ku shfaqej një pjatë me biskota në të cilën shihej shkrimi “Paqe më në fund”.
Prej kohësh flitet e dy yjet e muzikës kanë lënë pas krahëve të shkuarën e hidhur për të rikuperuar miqësinë e tyre.
Sakaq, fansat janë të bindur se këngëtaret do të publikojnë së shpejti edhe një bashkëpunim muzikor. Ata janë të mendimit se kënga do të quhet “Paqe më në fund” ose “Le të bëhemi shoqe”.
Perry dhe Swift ende nuk kanë konfirmuar asnjë bashkëpunim muzikor por nga ana tjetër, heshtja e tyre shton kureshtjen e fansave.