Music Showbiz

Taylor Swift fiton të drejtat e gjashtë albumeve të saj të para? “Tani më përket çdo notë dhe…”

Taylor Swift ka konfirmuar zyrtarisht se ka blerë të drejtat për gjashtë albumet e saj të para, duke i dhënë fund një beteje shumëvjeçare për pronësinë e veprës së saj artistike.

Lajmin e dha përmes një njoftimi të publikuar në faqen e saj zyrtare dhe më pas në një postim emocionues në Instagram.

E gjithë muzika që kam krijuar tani më përket mua. Të gjitha videoklipet. Të gjitha filmimet nga koncertet e mia. Dizajnet dhe fotot e albumeve. Këngët e papublikuara. Kujtimet. Magjia. Çmenduria. Çdo stinë. E gjithë vepra e jetës sime.

Swift humbi të drejtat e këtyre albumeve në vitin 2019, kur kompania diskografike “Big Machine” ia shiti katalogun pa e njoftuar apo përfshirë atë në procesin e blerjes.

Si përgjigje, artistja nisi një projekt personal për të riregjistruar albumet, duke i publikuar me titullin shtesë “Taylor’s Version”, për të rimarrë kontrollin mbi muzikën e saj.

Shpërthej në lot gëzimi herë pas here, sa herë që e kuptoj se kjo po ndodh vërtet. Më duhet t’i them këto fjalë me zë të lartë: e gjithë muzika që kam bërë ndonjëherë tani më përket mua.

Ky zhvillim shënon një fitore të madhe jo vetëm për Swiftin si artiste, por edhe për të gjithë krijuesit që luftojnë për të drejtat mbi punën e tyre.