Showbiz

Taylor Swift performon për herë të parë pas 7 vitesh një këngë ‘country’

Nëse e mbani mend Taylor Swift në fillimet e karrierës së saj si këngëtare, shpeshherë ajo mbante në duar një kitarrë dhe vishej si ‘cowgirl’ kjo pasi Taylor lançonte vetëm këngë ‘country’.

Pasi nisi të prodhonte projekte muzikore të zhanerit pop, 30-vjeçarja mori një famë të jashtëzakonshme dhe këngët e saj u shndërruan në hite gati në të gjithë botën.

Por duket se Taylor nuk i ka harruar rrënjët pasi për herë të parë në 7-të, artistja është rikthyer me një këngë ‘country’.

Ajo do të performojë edhe një herë si dikur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Academy of Country Music”, pas kaq shumë vitesh.

Taylor do të interpretojë prurjen e saj më të re ‘country’ e quajtur “Betty”, pjesë e albumit të saj më të ri “Folklore”. Ky i fundit është publikuar gjatë pandemisë si suprizë për të gjithë publikun e izoluar në shtëpi.