Mesnatën e kaluar këngëtarja e famshme Taylor Swift publikoi versionin audio të projektit të saj më të ri muzikor që prek disa tematika aktuale.
Prurja “You Need to Calm Down” (ti duhet të qetësohesh) flet për të gjithë negativitetin që përcillet online, për portalet që shkruajnë lajme të rreme si edhe për të gjithë njerëzit që bëjnë komente kundra komunitetit LGBTQ+.
Ky projekt është pritur mjaft mirë nga fansat e Swift të cilët i kanë kërkuar me ngulm që të publikojë edhe klipin.