Showbiz

Taylor Swift thyen rekordin e Michael Jackson në “MTV AMA”

Ceremonia e 47-të e American Music Awards mbrëmjen e kaluar dhuroi momente të paharrueshme për fansat e zjarrtë të këtij spektakli.

Në skenë u ngjitën për të performuar emra të njohur të muzikës si Selena Gomez, Ozzy Osbourne, Green Day, Dua Lipa, Shawn Mendes, Camila Cabello, Lizzo, Christina Aguilera, Taylor Swift e shumë të tjerë.

Sa i përket kësaj të fundit, Swift ishte epiqendra e vëmendjes. Këngëtarja fillimisht dha një performancë epike duke kënduar disa nga hitet e saj më të mëdha. Veshja e saj kishte të shkruar pikërisht titujt e këngëve mbi të cilat Scooter Braun zotëron të drejtat dhe ajo nuk mund t’i performonte live.

29-vjeçarja këndoi edhe këngën “The Man” duke i’u drejtuar hapur ish-menaxherit të saj, një këngë që thotë se nëse Taylor do të kishte qenë mashkull do të kishte arritur gjithçka që donte.

Swift ishte sigurisht fituesja e madhe e mbrëmjes pasi u vlerësua me çmimin “Artisja e vitit” pak ditë pasi u shpall nga “Billboard”, artistja e dekadës për sukseset e karrierës së saj përgjatë 10 vitete të fundit.

Gjatë ceremonisë “AMA”, Taylor Swift rrëmbeu plot 6 çmime duke thyer edhe rekordin e këngëtarit legjendar, Michael Jackson për numrin më të madh të çmimeve të rrëmbyera ndër vite. Kështu, Swift ka fituar plot 29 çmime “AMA” në karrierën e saj duke lënë pas Jackson me 24 të tilla.